Mohimi i përgjegjësisë

Materialet dhe informatat në këtë ueb faqe ofrohen si shërbim për vizitorët ku mund të përdoren vetëm për qëllime informative dhe nuk duhet të konsiderohen si këshilla juridike.

 Kompania jonë nuk mban përgjegjësi për asnjë humbje apo dëm të shkaktuar në mënyrë të drejtëpërdrejt apo të tërthotë si rezultat i përdorimit të informatave të kësaj ueb faqeje. Ofrimi i informacionit dhe materialeve në këtë ueb faqe nuk krijon asnjë marrëdhënie juridike midis Manaj & Associates dhe përdoruesit të këtij informacioni dhe materialeve.

Manaj & Associates është e përkushtuar për ta mbrojtur sigurinë, integritetin, dhe privatësinë e të dhënave nëpërmjet përdorimit të masave të nevojshme mbrojtëse. Kjo ueb faqe nuk blen, shet apo shpërndan të dhënat e vizitorëve me persona apo kompani tjera.

Vizitori është përgjegjës për zgjedhjen dhe përdorimin e informacionit. Atij/asaj nuk i lejohet të transferojë dhe riprodhojë informacionin e siguruar nga kjo ueb faqe. Kompania jonë nuk mban përgjegjësi për sigurinë dhe kushtet e privatësisë të ndërlidhura me faqet të cilat ne i referojmë apo i citojmë.

Manaj & Associates nuk grumbullon informacione mbi vizitorët e kësaj ueb faqeje, vetëm në rast të ofrimit të dhënave përmes e-mail apo formularit për kontakt. Çdo informacion i grumbulluar në këtë mënyrë nuk shpërndahet me persona të tjerë vetëm nëse klienti e kërkon një gjë të tillë.

Manaj & Associates ruan të drejtën për të ndryshuar përmbajtjen e kësaj ueb faqe sipas nevojës dhe në çdo kohë.